Lideri i LVV-së, Albin Kurti, vlerëson se Serbia e ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet Ujmani dhe se emisari special i SHBA-së për dialogun Richard Grenell, e ka pranuar këtë, pasi ai do një marrëveshje të shpejt.

“Mendoj se Serbia e ka kërkuar përfshirjen e Ujmanit në marrëveshje. Emisari Grenell do marrëveshje të shpejt, nuk ka kohë se i ka zgjedhjet 3 nëntor. I ka jetike këto zgjedhje. Nuk ka rast tjetër në jetë për me ia zënë vendin Pompeos, po e themë në mënyrë figurative, apo simbolike siç do të thoshte ai. Për karrierë politike është rasti i vetëm për të. Ai ka pranuar kërkesat e të fortit, pasi kur dëshiron të bësh një marrëveshje shpejt, bën trysni te pala e dobët. Unë nuk isha pala e dobët, por e kisha partnerin e dobët, që u bë tash pala e dobët. Nuk e di a ka në histori të negociatave mes shteteve, ku marrëveshja është më e madhe sesa bisedimet. Çdoherë bisedimet janë më të mëdha se marrëveshja, pasi ka gjërat për të cilat nuk merresh vesh e nuk hynë në marrëveshje. Këtu kemi marrëveshje që është më e madhe sesa procesi negociator. Sepse ka gjëra që nuk janë negocuar, e ato gjëra që nuk janë negociuar kanë qenë interes i dikujt tjetër, por që kanë hasur një pëlqim nga pala kosovare. E duhet të them se ai pëlqim nuk ka qenë as po, ka thënë vetëm ani. Më duket se kryeministri i paligjshëm nuk ka thënë as po, sepse jo assesi, por ka thënë ani”, ka deklaruar Kurti për DESKUN në KTV.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.