Ish-kryeministri Kurti, përmes një postimi në ‘Facebook”, ka kritikuar edhe më tutje qeverinë “Hoti” për vendimet e veprimet “e parregullta” që po ndërmerr ajo.

Sipas tij, vendimet e mira të qeverisë “Kurti” po sfidohen nga qeveria “Koti” edhe te Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

“Kur Republika e Kosovës gjendet në pozicionin e saj më të dobët ndërkombëtar që nga shpallja e pavarësisë, vendime e veprime të parregullta vetëm sa po e rëndojnë situatën duke cenuar potencialin e MPJD-së dhe të Shërbimit të Jashtëm të Republikës”, shkruan Kurti në “Facebook”.

Ju pëlqen!

Sipas Kurtit, qeveria “Hoti” në koordinim me presidentin po “shpërblen vëllezërit e ministrave me grada të ambasadorëve, po tejzgjat mandatet e fëmijëve të ministrave dhe të figurave të PDK-së, po sjell njerëz partiakë e pa përvojë diplomatike në pozita të larta përbrenda MPJD-së e po kthen në shërbim konsuj të paligjshëm partiakë”.

“Shërbimi i jashtëm duhet të përbëhet nga diplomatë të disiplinuar dhe me përgatitje të lartë, me dije të gjerë e kulturë të thellë, të cilët punojnë për mbrojtjen dhe përparimin e interesave të vendit e jo të shndërrohet në shërbim familjar që shpenzon buxhetin shtetëror për mirëqenien personale të anëtarëve të partive dhe familjarëve të qeveritarëve.

Lexo po ashtu:  SHBA falenderon Qeverinë Kurti 2 dhe popullin e Kosovës - Kosova edhe njëherë ka shfaqur lidership në nivel global

Shërbimi i jashtëm nuk është shërbim arsimor e shëndetësor për familjarët e qeveritarëve”, thotë ish-kryeministri.

Sipas tij, zgjedhjet e reja mundësojnë “kthimin e këtyre në gjirin e tyre familjar në Kosovë”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!