Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se sot kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenin  Earl Pomeroy dhe  Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur Robert (Bob) Dole.

Abazi ka thënë se biseda mes tyre është zhvilluar në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë Amerikan për procesin e shtetndërtimit.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Gjithashtu u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregullt e të dyanshëm dhe hapave konkret drejtë avancimit të marrëdhënieve bilaterale, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë. Në përmbyllje të takimit u shkëmbyen ftesat për vizitë të z. Kurti në SHBA”,  ka shkruar Abazi në Facebook.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...