Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se as opozitës e as Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Siç tha ai sot në konferencën për media, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, opozita do të humbte, e Qeveria do të mbeste pa opozitë.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen, herë shkarkimin tim e herë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se i humb, Qeverisë s’i konvenojnë se zhduket opozita”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  Reagon Ambasada amerikane: Dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve dhe mediave është e papranueshme
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!