Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e konfirmon se tre policët e rrëmbyer janë liruar.

Ai ka thënë se edhe pse janë të gëzuar që po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet të qortohet.

Ju pëlqen!

Ka shtuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu:  Glauk Konjufca nuk ndalet duke pastruar/ Pritet anulimi i qindra pasaportave diplomatike që u dhanë familjarëve të politikanëve…
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!