Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarja e mediumit zvicran “Blick” për festën e futbollistit shqiptar me prejardhje nga Kosova e që luan për përfaqësuen së Zvicrës, Granit Xhaka pas fitores ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Kurtit iu përmendën edhe futbollistët shqiptarë nga Kosova që luajnë në Zvicër dhe veprimi i Granit Xhakës, i cili e veshi fanellën me mbishkrimin “Jashari”, duke iu referuar mbiemrit të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai u pyet se a pajtohet me “deklarata të tilla politike” në fushën e futbollit, ndërsa Kurti tha: “Varet. Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme dhe nëse dikush e nderon identitetin e vet, edhe unë pajtohem me këtë.”

Ju pëlqen!

Kryeministri u pyet se a kishte ndonjë porosi për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe shokët e tyre, kurse ai tha: “Faleminderit për frymëzimin e aq shumë talentëve të rinj për të luajtur futboll, edhe në Kosovë.”

Kujtojmë se Kurti pas përfundimit të ndeshjes Zvicër-Serbi, kishte bërë një postim në Facebook, ku kishte shkruar “Serbia nuk kalon”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!