Kryeministri i Kosovës, në intervistë për RTK-në, flet për zhvillimet e fundit politike, ekonomike, shëndetësisë, sigurisë e arsimit në vend.

Duke folur për Kishën Ortodokse Serbe, kryeministri Kurti deklaroi se në marrëveshje shkruan “formalizim i statusit”.

Ai tha se kjo “nuk do të thotë ndryshim”. Sipas tij, ky “formailizim”, nënkupton atë që e ke diçka, por që do që të formalizohet.

Ju pëlqen!

Kryeministri Kurti u shpreh se edhe në bisedimet e zhvilluara në Ohër, ua ka thënë këtë.

”U thash se sa e di unë, Serbia është shtet sekular. Pra, për formalizim të statusit, u thash se jam i interesuar të bisedoj hapur me Patriarkun Profirije”, sqaroi Kurti.

Ai tha se ndërmjetësve evropianë dhe presidentit të serbisë u ka thënë se nuk ka kuptim që një institucion relegjioz të përfaqësohet nga zyrtarë të një shtet sekular.

Kurti tha se atij i është thënë se Patriarku refizon të takohet me të. “Jam i vetmi kryeministër që i kam dy vjet mandat dhe ata refuzojnë të takohem”.

Lexo po ashtu:  Donald Trump: SHBA-të ndërpresin marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!