Samiti i Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër do të nisë punimet nesër.

Aty pritet të merr pjesë edhe Qeveria e Kosovës, por ekonomistët po thonë se ekzekutivi ka shkuar pa ndonjë plan konkret për të siguruar fonde.

Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka deklaruar se nuk duhet të priten efekte pozitive nga dimensioni drejtimin ekonomik.

Ju pëlqen!

“Mirë që do të jemi aty, por është shumë me rëndësi që do të promovohet Kosova me një qasje pak më ndryshe nga e kaluara dhe ndoshta takimet e radhës do të jemi shumë më të përgatitur që të prezantojmë projekte konkrete”,

Nga kabineti i kryeministrit, Albin Kurti, nuk kanë bërë të ditur me çfarë kërkesa për investime do t’i drejtohen BERZH-it këtë vit.

Megjithatë, në kryeqytetin britanik do të takohen për herë të parë shefi i ekzekutivit Albin Kurti me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!