Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish rreth fushatës që po e bën Serbia për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se Serbia po vazhdon me fushatën për ç’njohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mire duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.

“Edhe pasi Kosova tregoi vullnet të mirë duke hequr tarifën 100% për lëndët e para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të ç’njohjes. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ju pëlqen!

Kryeministri Kurti, para disa ditësh ka njoftuar se do të largojë taksën pjesërisht që nga 15 marsi.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!