Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur kënaqësinë dhe gëzimin pas liberalizimit të shumëvonshëm të vizave për qytetarët e Kosovës nga burokracia e Parlamentit Europian.

“Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë”, ka shkruar Kurti, citon MekuliPress.

“Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen”, tha në urimin e tij z. Kurti.