Në fjalimin e parë të mbajtur në Kuvend,Albin Kurti paralajmëroi masa të forta ekonomike për zhvillimin e vendit . Kurti tha se programi i qeverisë së re adreson secilën fushë të zhvillimit të vendit dhe prek secilin qytetarët.

Ai paralajmëroi hapa të shpejtë ristrukturimi për ekonominë, duke e nisur nga kabineti qeveritar dhe agjencitë publike të cilat,sipas tij do të vendosen në indikatorë të matshëm performancë, raporton SCAN. Fokusi do të jetë, sipas Kurtit, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, me qëllim që të frenohet edhe fenomeni masiv

Disa nga angazhimet e qeverisë së re:

-Ndihmë për ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe prodhuese

-Zgjerim i tregut për eksportet

-Konkurrueshmëri në prokurimet publike

-Shkrihet Agjencia e Privatizimeve dhe bëhet drejtori

-Ngrihet Fondi Sovran që do të marrë në pronësi asetet strategjike të Kosovës

-Investime të jashtme dhe akses në tregjet e kapitalit

-Shkrihen doganat me tatimet

-Punëtorët 8 orë punë në ditë

-Realizimin e një buxheti 3 miliardë euro.

-Krijohet program kombëtar kursimesh përmes reduktimit të shpenzimeve publike

-Riorganizim skemës së subvecioneve për bujqësisë, bazuar mbi prodhimin dhe jo sipërfaqen

-Plan për çmime dysheme për produktet bujqësore

-Vetting në  drejtësi, polici e dogana

-Shërbimi ushtarak bëhet i detyruershëm, 3 muaj.

-Do të paditet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtëssië Serbia për krimet e kryera në Kosovë

-Fokus në arsimin professional

-Akse të reja rrugore Prizren-Tetovë dhe Gjakovë-Shkodër

-Ringjallje e sistemit hekurudhor të brendshëm në Kosovë

-Liberalizim i tregut të enetrgjisë dhe unifikim me Shqipërinë