Politikanët nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë traditën e pagesave për lobim në SHBA. Kjo është kontrata që disponohet nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mes Bailey Strategic Advisors, LLC dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nënshkruar me 20 shtator të këtij viti.

Si objekt pune në shërbim të kryeministrit Albin Kurti kjo kompani lobuese angazhohet të “përforcojë perceptimin për Kosovën tek zyrtarët amerikanë”.

Por ndërkohë SHBA e ka në prioritet të politikës së saj të jashtme në Ballkan, Kosovën, SHBA ishin faktori kryesor në çlirimin e Kosovës, e mandej u angazhuan në proceset shtet formuese e vijojnë të jenë mbështetëse të zgjidhjes së krizave të brendshme, përfshi ato me Serbinë. Në Kosovë qëndron një forcë e madhe ushtarake amerikane në kuadër të NATO-s, si garanci për sigurinë e shtetit të Kosovës.

Ju pëlqen!

Nevoja për të hapur dyert e Washingtonit përmes lobimit të kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, më shumë se sa një nevojë e shtetit të Kosovës vjen si nevojë politike e kryeministrit Kurti

Këtë e dëshmon edhe niveli, takimeve të zhvilluara në muajin Maj prej Kurtit në Washinton nga ku nuk është takuar as me mikun e madh të Kosovës, presidentin Joe Biden. As me Sekretarin e Shtetit, z. Antony Blinken.

Por as me zv. Presidenten Kamala Harris, takim që u spekulua se mund të ndodhte sipas disa mediave të Prishtinës.

Sipas ligjit amerikan, kjo kontratë është depozituar nga kompania Bailey Strategic Advisors, LLC në departamentin FARA të Ministrisë së Drejtësisë Amerikane.

E raportuar si kontratë më datë 20 shtator, por që nis të zbatohet më 05/12/2022.

Në këtë kontratë, që mban firmën e lobistit Roy Bailey, në pikën 8 të saj thuhet se “kompania lobuese do të organizojë takime me zyrtarë amerikanë për të shtuar perceptimin ndaj shtetit të Kosovës me zyrtarët amerikan sipas kërkesave. Nuk është dakordësuar ndonjë pagesë.

Kontaktuar nga Top Channel, zyra e shtypit e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me këtë çështje lobimi, tha:

“Nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi midis z. Bailey dhe Qeverisë së Kosovës. Shefi i stafit të Kryeministrit, z. Luan Dalipi ka pasur dy takime on line me z. Bailey the bashkëpunëtorë të tij, njëri prej të cilëve ka qenë afarist në sektorin e energjisë. Ky grup janë interesuar vetëm për sektorin e energjisë në Kosovë, dhe z. Dalipi iu ka dërguar draft-strategjinë e energjisë, dokument që ishte bërë publik”.

Por lobisti Bailey, në respekt të ligjit amerikan, raporton zyrtarisht se është kontraktuar nga kryeministri Kurti.

 

Top Channel/ Kurti paguan për lobim në SHBA, kontrata më 20 shtator me lobistin amerikan Roy Bailey

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!