Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në një intervistë për medien zvicerane “blick.ch”, ka folur edhe për planin qeverisës të tij.

Në këtë intervistë Kurti është pyetur edhe për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë., transmeton lajmi.net.

Ndoshta ju pëlqen!

Sipas Kurtit edhe nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, pasi që siç u shpreh ai, Serbia duhet të pranojë dhe të nënshkruajë një marrëveshje për gjërat që në të vërtetë kanë ndodhur gjatë luftës.

Kurti thotë se vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrihet paqja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është e mjaftueshme që Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Në terma konkret, duhen dy marrëveshje për të krijuar paqe reale, afatgjatë në rajon. Nga njëra anë, ne kemi nevojë për një marrëveshje që ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta: sigurinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, stabilitetin, zhvillimin. Kjo marrëveshje ndikon në të ardhmen …Pikërisht. Një marrëveshje e qartë është e nevojshme për atë që ka ndodhur në të vërtetë në këtë luftë. Kjo marrëveshje më pas sjell paqe”, u shpreh Kurti në këtë intervistë.

Ai ka thënë se konflikti i shekullit në mes të shqiptarëve të serbëve nuk ekziston, por sipas Kurtit, ishte një konflikt midis shtetit të Serbisë dhe popullatës shqiptare.

Intervistë e plotë të Kurtit në gjuhën gjermane mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!