Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti bashkë me presidenten e vendit Vjosa Osmani kanë përkujtuar shqiptarët e vrarët nga Serbia në Izbicë të Skenderajt.

Kryeministri i Kosovës ka ndarë më ndjekësit e tij edhe pamje nga kjo vizitë, njoftim që KultPlus e sjell të plotë.

Në Izbicë të Skenderajit, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, përkujtuam të vrarët në një nga masakrat më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.

Ju pëlqen!

Pas rrethimit të fshatit, forcat e Serbisë masakruan 147 burra, pleq dhe fëmijë. Të masakruarit u zhvarrosën nga Izbica, u varrosën në varreza masive. Disa prej të vrarëve u gjetën në Petrovo Selo në Serbi. 24 vite pas, ka ende varre të zbrazëta të atyre që ende janë të zhdukur.

U përkulëm para pllakës përkujtimore e para qendresës së familjarëve. Mirënjohës për forcën e familjarëve që dëshmuan në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, në proceset kundër Millosheviqit dhe udhëheqësve të tjerë të Serbisë.

Në këtë përvjetor të parë pa të, na mungoi plaku me plis të bardhë, z. Mustafë Dragaj, i mbijetuar dhe dëshmitar i kësaj masakre.

Lexo po ashtu:  "Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha." - Pjesë nga fjalimi i mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë (1924) por aktual edhe sot


MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!