Seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sonte në ora 18:00. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Pas këtij vendimi ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti i ka bërë thirrje opozitës që të votohet për Vjosa Osmanin për presidente, duke thënë se menjëherë pas kësaj do të punojë bashkë me ta për të përmbyllur reformën zgjedhore.

“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë. Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona. Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore”, ka shkruar Kurti në Facebook, dy orë para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit.

Lexo po ashtu:  Deklarata ime po keqinterpretohet/ Bislimi vjen me sqarim publik: "Keqinterpretimet e dëmshme, qëllimkeqe dhe të turpshme, të sinkronizuara...
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!