Lobi Shqiptar i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Kurti, që mërgimtarët të kontribuojnë për Kosovën në luftën kundër COVID-19.

Kurti dje në një video ka bërë thirrje që ata që kanë mundësi e që jetojnë jashtë vendit, të kontribuojnë me të holla, ku ka publikuar edhe xhirollogarinë ku mund t’i derdhin mjetet e tyre.

Lobi Shqiptar përmes një komunikata e ka mbështetur thirrjen e Kurtit, ku ka thënë se diaspora duhet të jetë kontribuuese në këtë drejtim, e që tani është kthyer besimi se mjetet e dhëna do të kenë transparencë.

Thirrjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës në detyrë:

Lobi Shqiptar si vazhdimësi e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, i përgjigjet pozitivisht!

-Është normale, që qytetarët e një shteti të paguajnë një shtesë solidariteti, ku kjo praktikohet në shumë shtete, sikurse është edhe në Gjermani “Solidaritätszuschlag” e që të gjithë gjermanët që punojnë dhe fitojnë, e paguajn një shtesë të solidaritetit 5,5 % nga taksat e të ardhurave nga rroga, që nga viti 1991 e që ato mjete përdoren, për zhvillimin ekonomik të Gjermanisë lindore.

Pra edhe pjesëtarët e Diasporës, sikurse ata të cilët kan një punë apo biznes, në Republikën e Kosovës duhet ti përgjigjen pozitivisht nevojave të shtetit, jo vetëm kur ka nevoj, por kjo do të duhej të ishte që nga çlirimi e këndej.

-Meqenëse pjesëtarët e Mërgatës dhe Diasporës, kan qen çdo herë solidarë, ku kan kontribuar çdoherë me shuma të konsiderueshme gjatë histories, nëpërmjet të fondeve të ndryshme, si ajo e 3%-tshit, “Vendlidja thërret” e tjerë.Pas luftës së fundit në Kosovë, format e tilla të solidaritetit nuk janë praktikuar më, për shkak të humbjes së besimit por edhe vështërsive të kontrollit mbi mjetet e e dhuruara në formë solidaritet.

Arsyetim, pse tani duhet dhënë shtesë solidaritetit:

-Të dashur mërgimtar, tani Republika e Kosovës ka Qeverinë, Parlamentin, Presidencën, Kushtetutën dhe ligjet, sikurse institucionet shtesë, e që Republika e Kosovës nuk është një OJQ, e cila nuk kontrollohet dot, por është një shtet, ku funksionon pa marrëparasysh cili krah politik e udhëheqë, prandej pjesëtarët e Diasporës që ende e ndiejn lidhjen e tyre me Atdheun e tyre, duhet që ti përgjigjen pozitivisht thirrjes dë Kryeministrit të Republikës së Kosovës në detyrë dhe ti dilet në ndihmë vëllëzërve, motrave tona në këtë kohë pandemie globale të Korona virusit Covit-19.

Koha do të tregon transparencën e këtyre mjeteve dhe mjeteve të mëherëshme nga Diaspora.

Kryesia e Lobi Shqiptar

President

Skenderbeg Klaiqi