Kryeministri Albin Kurti në konferencën për medie u është përgjigjur edhe pyetjeve rreth mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të cilin do ta nis LDK-ja si rezultat i shkarkimit të Agim Veliut.

Kurti ka thënë se duan ta kenë LDK-në në koalicion.

“E kemi LDK në koalicion qeverisës dhe duam ta kemi LDK në koalicion. Nuk mendoj që LDK duhet të identifikohet me deklaratën e mesnatës të njërit ministër i cili nuk mbanë atë qëndrim në mbledhjet e brendshme e pastaj del kundër kryeministrit”, tha Kurti.

Ju pëlqen!

Kurti shtoi se dëshiron edhe më tutje bashkëpunim, veq se duhet respektuar marrëveshjet.

Ndryshe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bëri të ditur se do të ketë prishje të koalicionit.

Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, deklaroi se do të nisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.