Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që menaxhimi i pandemisë të bëhet me procedimin e projektligjit anti-COVID, të cilin e ka iniciuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Zgjidhja ekziston: procedimi i ligjit anti-COVID, të cilin e ka iniciuar kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe të cilin e ka kërkuar vetë Gjykata Kushtetuese para më shumë se tre muajve. Zgjidhja pra ekziston, por këta nuk duan zgjidhje”, tha Kurti përmes një postimi në “Facebook”, transmeton “Zeri.info”.

Kurti u ka bërë apel qytetarëve t’i respektojnë masat për mbajtjen e distancës, higjienën dhe maskat mbrojtëse.

Ju pëlqen!

“Andaj, ndërkohë, ruajeni veten dhe njëri-tjetrin, kujtoni porositë tona e udhëzimet e mjekëve: mbani higjienën personale, mbani distancën fizike, mbani maskat mbrojtëse. Le ta forcojmë solidaritetin shoqëror kur Qeveria na e ka dobësuar shtetin demokratik. Përballë paaftësisë së Qeverisë për të qeverisur, le të kujdesemi ne vetë për jetën dhe shëndetin e të gjithëve”, përfundon shkrimi i tij.

Lexo po ashtu:  Ish-presidenti vret veten para se të arrestohej për ryshfet
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!