Anëtari i VV-së, Arbër Zaimi, ka thënë se vizita e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Greqi është për të siguruar një njohje shumë të vështirë.

Kurti gjendet në Greqi që disa ditë ndërkohë që është kritikuar nga opozita pasi që nuk është kthyer në Kosovë pasi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në komunën e Deçanit.

Zaimi ka thënë se Kurti është në Greqi për punë e jo për pushime.

Ju pëlqen!

“Albin Kurti është në Greqi për punë e jo për pushime. Është kryeministri që po e afron më së shumti një njohje të vështirë por të rëndësishme, nga një vend i BE-së, të cilën shpresoj ta arrijmë. Dhe, asnjë cent nuk po shpenzon nga buxheti. Është papërgjegjësi të përbuzet ajo vizitë, sepse nuk është takim me “shokë të majtë”, por është pritur zyrtarisht nga kryeministri aktual (i djathtë) dhe ka takuar dy ish-kryeministra”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka thënë se zyrtarë të kaluar shtetërorë i blinin vizitat jashtë vendit me shitje të liqeneve e maleve.

“E di që dikujt i vjen mërzi, sidomos atyre që s’i priste kush as te dera, e që i blinin vizitat jashtë vendit duke shitur liqene e male të Kosovës. Sa i përket Deçanit, e gjithë struktura e administratës dhe e shëndetësisë publike, duke nisur nga ministri, ka qenë pranë qytetarëve. Menjëherë qeveria sot akordoi 150.000 euro për personat që u prekën. Hetimet po vazhdojnë, dhe shpejt shpresoj të shohim se nga erdhi ky helmim”, tha ai.

“Ndryshe nga ata që vërtet pushonin në Saint Morris të Zvicrës me paratë e vjedhura nga “pastrimet e Kosovës”, ndërkohë që alpet shqiptare ia falnin Malit të Zi, që ia linin dialogun Thaçit dhe vetë shpenzonin dhjetëra mijëra euro për kravata, nga buxheti i shtetit”, përfundoi Zaimi.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.