Kryetari I Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka akuzuar Edi Ramën, Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiqin dhe Baton Haxhiun, për tentim “të dëmtimit të Qeverisë Kurti”.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se koha e këtyre politikanëve ka mbaruar, përcjell Bota sot.

Komentet e Kurtit vijnë pas lajmit të pavërtetë nga RTK-ja se “SHBA do t’i anulojë të gjitha projektet investuese në Kosovë, nëse nga qeveria Kurti nuk hiqet taksa dhe nëse kërkohet reciprociteti ndaj Serbisë”.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Postimi i Kurtit:

Prapaskenat dhe kurthet e kuartetit, tanimë të njohur për çdo qytetar: Rama, Vuçiç, Thaqi dhe Baton Haxhiu, janë duke bërë çdo gjë të mundur, për ta dëmtuar dhe dështuar qeverinë Kurti.

Këta, duhet ta dinë fare mirë, se koha e tyre ka mbaruar, por varet sesi duan të përfundojnë.

Dezinformatat e disa mediave si ajo e RTK-së e cila ende punon nën direktivat e Thaçit, se SHBA do ti anulojë të gjitha projektet investuese në Kosovë, nëse nga qeveria Kurti nuk hiqet taksa dhe nëse kërkohet reciprociteti ndaj Serbisë, janë të pavërteta.

SHBA, gjithmonë do ti mbrojë interesat e Kosovës.

Image
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!