Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën e 16 prillit ka pritur në takim një delegacion nga unioni i bizneseve Shqiptaro-Gjermane, ku me ç’rast ka ftuar të gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtare të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën e prodhimit.

Sipas të parit të ekzekutivit, investimet e bizneseve të huaja në Kosovë bëhen edhe më të mundura me themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila pritet ta forcojë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe të huaja.

“Kurti falënderojë unionin e bizneseve Shqiptare-Gjermane për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë. Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Ju pëlqen!

Ndër të tjera, bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset.

Kurti në takim me delegacionin në fjalë i cili ishte i udhëhequr nga Kryetari i këtij unioni, Nazmi Viqa, ishte i shoqëruar me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.