Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje kandidatëve nga të gjitha trojet shqiptare, e po ashtu edhe nga mërgata, që të kandidojnë në pozitat e larta në 10 ndërmarrje publike në Kosovë, bordet e të cilave qeverisja e tij i shkarkoi.

Kurti thotë se detyra e madhe e rimëkëmbjes dhe e zhvillimit do t’u takojë tani drejtorëve të rinj.

“Ashtu siç kërkon ligji, institucionet tona do të shpallin konkurset për drejtorët me mandat të plotë në 10 a më shumë ndërmarrje. Do të shpallen konkurse edhe për zyrtarë të lartë të ndërmarrjeve: pozitat e kryeshefit ekzekutiv, zyrtarit kryesor financiar, të sekretarit korporativ ose të këshilltarit të përgjithshëm dhe të auditorit të brendshëm. Ne, si Lëvizje Vetëvendosje, do të vëzhgojmë çdo hap të institucioneve dhe të ndërmarrjeve tona për të siguruar një ecuri të ligjshme, korrekte e transparente të rekrutimit”, deklaroi ai përmes një postimi në “Facebook”, transmeton “Zeri.info”.

Ju pëlqen!

Kurti tha se tashmë janë hapur konkurset për zyrtarë të lartë në KEK (deri më 12 qershor), në Telekom (deri më 13 qershor), në Postën Kosovës (deri më 27 qershor) dhe në KRU “Prishtina” (deri më 3 korrik).

Lexo po ashtu:  Kryeprokurori me detaje të reja: 50 të arrestuarve të sotëm u janë konfiskuar telefonat, disa janë në arrati

“Sa më shumë kandidatë të përgatitur që të kemi, sa më shumë profesionistë të gatshëm për të drejtuar ndërmarrjet në përputhje me interesin publik, aq më e vështirë do të jetë që dikush të shtyjë para përzgjedhjen e gabuar, për synime të ngushta familjare, partiake a klanore. Ndikimin e mujsharëve që kanë kapur shtetin nuk do ta lejojmë”, deklaroi Kurti.

 

Ai thotë se partia e tij do të vëzhgojë çdo hap të institucioneve dhe të ndërmarrjeve për të siguruar një ecuri të ligjshme, korrekte e transparente të rekrutimit.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!