Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë kësaj jave ka zhvilluar një takim me 120 studentët ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut, të cilët ishin të shoqëruar nga profesoresha Marijana Gradits.

Para studentëve, Kurti ka folur për zgjedhjet e 6 tetorit dhe vonesat në krijimin e institucioneve.

Gjithashtu, para tyre ka paraqitur programin zhvillimor të Lëvizjes, e që sipas Kurtit në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ai thënë se prioritet i qeverisë së re do të jetë forcimi i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

Gjatë javës, Kryetari Albin Kurti mbajti një prezantim para 120 studentëve ndërkombëtarë nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut, të cilët ishin të shoqëruar nga profesoresha Marijana Gradits.

Kryetari Kurti foli për situatën aktuale politike në vend, duke sqaruar rëndësinë e zgjedhjeve të 6 tetorit, arsyet e vonesës për formimin e institucioneve të reja dhe përpjekjet që po bëhen për formimin e tyre. Ai paraqiti para studentëve programin zhvillimor te Lëvizjes që në qendër ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe shtetndërtimin demokratik ku ka sundim të ligjit.

Prioritet i qeverisë së re se do të jetë forcimin i shtetit dhe zvogëlimi i pushtetit, theksoi ai në fjalën e tij.

Pas prezantimit të shkurtër, studentët parashtruan pyetjet që zgjeruan diskutimin mbi pikat programore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit.

Studentët mes tjerash u interesuan edhe për qëndrimet e Lëvizjes për çështje të caktuara ndër vite, për hapat konkret të Lëvizjes si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme, si dhe për marrëdhëniet dhe politikat që bashkojnë komunitetet e ndryshme në Kosovë.

Studentët falënderuan Kryetarin Albin Kurti për prezantimin e bërë para tyre dhe përgjigjet në pyetjet dhe çështjet e ngritura nga ta. Kryetari Kurti njashtu i falënderoi ata për ftesën e tyre për pjesëmarrje në këtë diskutim dhe për interesimin e treguar.

Image

Image
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!