Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurti, si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Kjo i është konfirmuar nga Zyra për Informim e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka dërguar propozimin zyrtar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurti përmes një video të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se janë të gatshme për takime të reja me LDK-në.

https://www.facebook.com/mediadhepolitika/videos/411256142994052/?t=149

“Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues në zgjedhje e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te presidenti pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje edhe te presidenti më 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake. Dy javë pas takimi katër minutesh nuk kemi marrëveshje. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e LDK-së, por jemi të gatshëm për takime tjera”, ka thënë Kurti.