Lideri i VV-së, Albin Kurti, është takuar sot me liderin e LDK-së, Isa Mustafën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.

Ai ka thënë se do të jenë 12 ministri dhe në ditët në vijim do të përzgjedhin përgjegjësit në qeverisjen e përbashkët.

Ju pëlqen!

“Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, ka shkruar Kurti.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje.

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, nuk ka deklarata

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të LVV-së Albin Kurti e atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Ndonëse s’kanë dhënë deklarata as pas takimit, ata kanë njoftuar se do të lëshojnë një kumtesë për media për të njoftuar se çka është biseduar mes tyre.

Flet Albin Kurti, tregon se kur do ta kurorëzojnë marrëveshjen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë nisur takimin për t’i dhënë fund negociatave rreth arritjes së koalicionit qeverisës.

Në takimin e sotëm dy liderët do ta projektojnë planin e qeverisë së ardhshme, për të cilën partnerët e mundshëm të koalicionit janë optimistë se marrëveshja mund të arrihet së shpejti, madje qysh në fillim të javës së ardhshme.

Gjatë takimit, Kurti ka paralajmëruar se nuk do të ketë deklarata për media, por vetëm një komunikatë të përbashkët.

***

Ka filluar takimit ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në Kuvendin e Kosovës. Liderët Kurti e Mustafa pritet të vendosin për ndarjen e posteve ministrore dhe çështjen e presidentit.

Albin Kurti njoftoi se nuk do të ketë deklarata dhe pas takimit do të lëshohet vetëm komunikata për medie.

“Nuk ka nevojë të na prisni do ta lëshojmë një komunikatë.  Takimet dhe puna vazhdojnë do ta kurorëzojmë se shpejti”, u shpreh Kurti.

Të premten janë takuar grupet punuese të VV-së dhe LDK-së.Ata kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit VV-LDK.

Megjithëse para disa ditësh, Kurti provokoi Mustafën nga Tirana kur tha se Kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur derisa lideri i LDK’së kërkoi të mos bëhen provokime të tilla pasi minojnë çfarëdo bashkëpunimi ndërpartiak.

Sidoqoftë, sot në orën 13, Vetëvendosje dhe LDK pritet t’i ndajnë edhe pozitat qeveritare.

Një ditë më parë, Lutfi Haziri ka thënë se edhe pozita e Presidentit do të denfinohet dhe nuk do ta lënë për më vonë.

Deri më tash, Vetëvendosje përpos pozitës së Kryeministrit pritet të marrë edhe pesë ministri aq ministri sa prite të këtë edhe LDK’ja plus pozitën e Kryeparlamentarit dhe eventualisht të Presidentit.

Partia e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak: 28. Iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar Qeverinë e re.

Lideri i VV’së ka thënë se ka siguruar votat e pakicave joserbe, të cilat do ta votojnë Qeverinë pa asnjë kushtëzim.

Vetëvendosje për herë të parë pritet të jetë në Qeveri derisa ka dhënë premtime se do të përmirësojë arsimin, shëndetësinë, diplomacinë e ekonominë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!