Miodrad Vlhoviq, ish-ministër i Jashtëm i Malit të Zi e ka quajtur “retorikë të pafytyrë”, deklaratat e ish-emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Gjatë kohës ka tensione në Veriun e Kosovës, Grenell e ka quajtur Kuritn ”fashist me përvojë“.
“Njëmend z. Grenell. Seriozisht e keni! Por ju jeni serioz dhe shumë serioz atë. Retorika e juaj e pafytyrë na e kujton propagandën e kontrolluar shtetyërore të Beogradit dhe Moskës. Por, nuk e ndihmon Serbinë. Përkundrazi: Përkrahja në dukje mercenare është kundërproduktive për çështjen”, ka shkruar Vlahoviq në Twitter. 

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.