Kryeministri Kurti ka falënderuar policinë e Belgjikës e cila ka ofruar sigurinë për delegacionin kosovar gjatë vizitës në Bruksel.

Kurti ka postuar një video-incizim në Instagram ku shihet delegacioni i qeverisë i përcjellur nga policia belge.

“Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falenderojmë e u jemi mirënjohës”, ka shkruar Kurti.

Ju pëlqen!

Kryeministri i Kosovës ka qëndruar në Bruksel dy ditë, ku ka takuar udhëheqësit kryesorë të institucioneve.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Albin Kurti i shkruan një letër informuese presidentit të SHBA-ve, Donald Trump
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!