Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka njoftuar me përpjekjet e krijimit të Qeverisë së re e cila, sipas Kurtit, do të marrë drejtim javën që vjen.

Kandidati për kryeministër e ka takuar spanjollin, e cili nga BE’ja është zgjedhur si ndërmjetësues për dialogun Kosovë – Serbi.

Kurti shkruan se me Borrellin ka diskutuar për marrëveshjet e deritanishme të nënshkruara me ndërmjetësimin e BE’së. Sic thotë kreu i VV’së, përfaqësuesit të Lartë i ka thënë se “nuk duhet të votohemi e as nuk duhet të ngutemi”.

Ju pëlqen!

“Diskutuam për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kuadër të procesit të integrimit si dhe për dialogun e zhvillluar nën drejtimin e BE-së. E përsërita qëndrimin tonë për shqyrtimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, për nga zbatimi e ndikimi i tyre, dhe nevojën e një diskutimi me z.Borrell për fazën e re të dialogut me Serbinë. Duhet të rishikojmë dhe vlerësojmë cilësinë e marrëveshjeve të mëhershme para se të negociojmë dhe nënshkruajmë marrëveshje të reja. Nuk duhet të vonohemi, por edhe nuk mund të ngutemi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Dialogu duhet të jetë për çështjet e pa adresuara e të pa zgjidhura, duhet të jetë i përgatitur dhe parimor. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kjo duhet të jetë premisa e çdo dialogu dhe epilogu i çdo marrëveshje. Ne besojmë në fuqinë e Bashkimit Evropian për t’u bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta për të mirën e përbashkët. Zgjidhja e çështjeve të mbetura mes Kosovës e Serbisë është në interes të gjithë rajonit”, thuhet tutje në shkrim.

Kurti thotë se Borrellin e ka njoftuar me përpjekjet për formimin e Qeverisë e cila, sic shprehet Kurti, do të marrë drejtim javën që vjen.

“Gjithashtu e njoftova z. Borrell edhe me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re e cila do të marrë drejtim në javën që vjen. Drejtësia e shtetit me sundim të ligjit dhe zhvillimi ekonomik me punësim sidomos për të rinjtë dhe gratë do të jenë prioritet yni”, thuhet në postim.

Kryetari i LVV’së ka kërkuar nga Kuvendi që të caktohet seanca për votim të Qeverisë më 3 shkurt.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!