Sonte, në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje  rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij. 

Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe për deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendojse, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se e kanë lutur Ramush Haradinajn që të mos rrijë afër ‘Gjarprit’.

Ju pëlqen!

“E kemi lutur Kryeministrin Haradinaj të mos e mbështesë demarkacionin me Malin e zi, ai na shpërfilli. E kemi lutur Kryeministrin të na e mbështesë mocionin opozitar që ia ndalon Thaçit mundësinë të bëjë negociata për territorin e shtetit, prapë na ka shpërfillur”, tha ai.

Por Haradinaj iu është përgjigjur këtyre deklaratave të Kurtit.

“Spo di kush është më gjarpër në Kosovë, janë bërë shumë të tillë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.