Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij të fundit para mocionit, ka falënderuar, ministrin Anton Qunin i cili tentoi të dialogojë për të zgjidhur çështjen e koalicionit.

Kurti ka thënë se vendimmarrjen në LDK e kanë ata që e kanë takuar ambasadorin Grenell.

“Ne do të vazhdojmë të i kryejmë detyrat, por jo si më parë,pas rrëzimit të qeverisë”, thotë Kurti.

Ju pëlqen!

Theksoi se marrëveshjen sekrete, Thaçi –Vuçiq, nuk e ka se nuk do ta fshihte.

Më tej thotë se e di që ekziston një e tillë mes tyre: “Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë, me një marrëveshje të dëmshme ku detyrohesh ta nënshkruash”, u shpreh Kurti.

Nuk mund të bëhet marrëveshja pa më thyer mua. “Unë jam njeriu ma i votuar në dy palë zgjedhje, andaj nuk thyhem”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke thënë se nuk është ide e Mustafës.

“Ideja e gjendjes së jashtëzakonshme është ide e presidentit Hashim Thaçi”, theksoi më tej ai.

Kurti ka folur edhe për demarkacionin, për të cilin ka thënë se nuk do të votohej nëse ai do të ishte kryeministër.

“Kuvendi ka votuar edhe marrëveshje të tjera të këqija. Ajo 15 pikëshe, Thaç- Daçiq”, ka deklaruar Kurti.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.