Kryeministri Albin Kurti ditëve të fundit është kritikuar pa rgumente nga opozita për përfshirjen e tij në zgjedhjet në Shqipëri.

Kryeministri sot u kritikuar edhe nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku se po përfshihet në zgjedhjet në Shqipëri.

Kurti sot është lajmëruar përmes një postimi në facebook, ku tregon se të dielen kanë punuar me 17 anëtarë të kabinetit në hartimin e Programit Qeverisës dhe Palanin e Veprimit për katër vitet e ardhshme.

Ju pëlqen!

Ai thotë se qëllimet strategjitke, objektivat operazionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht.

“Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim”, shkruan kryeministri.

Si tutje shprehet se, qytetarët kanë votuar për ndryshim, kurse me punën e Qeverisë do të jetësohet ndryshimi.

Postimi i plotë:

Të shtunën dhe të dielen, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, zhvilluam punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë.

Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht.

Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim.

Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësur ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin. Programi ynë qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave ne do të angazhohemi me përkushtim.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.