Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit, në 13-vjetorin e vrasjes së tij.

Kurti gjatë homazheve ishte i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij.

Kryeministri pritet të bëjë homazhe edhe te varri i Mon Balajt në Podujevë dhe homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.

Ju pëlqen!

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë.

Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.

Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur.

Lexo po ashtu:  Sondazhi më i freskët i CNN-it: Ja kush e fitoi debatin, Joe Biden apo Donald Trump
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!