Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Dhunës Seksuale në Konflikte, ka theksuar faktin se askush nuk është dënuar për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se drejtësia për viktima është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjen dhe stigmën e heshtur të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt kujtojmë se askush nuk është dënuar për mijëra gra dhe burra të dhunuar në Kosovë nga forcat serbe në 1998-9.

Ju pëlqen!

Drejtësia është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet dhe stigmën e heshtur të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu:  Kim Mehmeti: Vetëvendosja do të sjellë risi. Po, shqiptarët duhet të jetnë mirënjohës ndaj asaj që bën SHBA për Kosovën e për ne. Mirëpo mirënjohja nuk do të thotë që ti të bëhesh leckë, që ti ta shembësh dinjitetin tënd.
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!