Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sulmuar ish-pushtetarët e vendit, duke thënë se ata po tentojnë të rikthehen përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ai thotë po ashtu se sa herë që ua godasin korrupsionin “ata piskasin ‘Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!’, duke dashur që në këtë formë ta dëmtojnë imazhin e SHBA-së në Kosovë”.

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë, mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin ata piskasin ‘Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!’. Duan ta dëmtojnë imazhin e SHBA-së në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre”, deklaroi Kurti në një postim në “Facebook”.

Ju pëlqen!

Ai potencon më tej se populli nuk iu nënshtrua një njeriu, duke aluduar në presidentin vendit, Hashim Thaçi, i cili kohëve të fundit në prononcimet publike ka hedhur akuza të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti thotë se populli “e bëri ndryshimin më 6 tetor” dhe se “as Qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij presidenti helaq”.

Ai kërkoi nga ndjekësit e tij të përcaktohen se në cilën anë do të jenë, pasi, siç shkruan Kurti, “ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!