Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë duke e dënuar “dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës”.

“I bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kryeqendrave perëndimore demokratike, Bashkimit Europian dhe NATO-s që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës të cilat janë qartazi të nxitura, përgatitura dhe financuara nga Beogradi”, tha Kurti në një konferencë për media.

Ai tha se “e kuptojmë brengën e faktorëve europianë dhe amerikanë për efektin negativ të fushatës së dezinformimit për dy vendimet tona”.

Ju pëlqen!

Kurti tregoi se mbrëmë ka kontaktuar me aleatët europianë dhe amerikanë, ndërsa e falënderoi ambsadorin amerikan Jeffrey Hovenier për rolin e tij për “zbutjen e gjendjes”.

“I falënderoj për komunikimin e hapur dhe rolin e tyre. Në veçanti e çmoj lart përkushtimin e ambasadorit amerikan, i cili i shqetësuar me situatën porsi ne të tjerët kontribuoi shumë mbrëmë për zbutjen e gjendjes, gjithnjë duke mbështetur shtetin dhe Qeverinë tonë, vendimet e qëndrimet tona”, tha Kurti.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.