KRIMINALIZIMI MEDIAL apo kur MIZA BËHET BUALL!

Dy portale që pretendojnë të quhen media, „Insajderi“ dhe „Gazeta Ekspress“ publikojnë të njëjtin titull: „“Politika e ‚kriminalizuar‘“, Vetëvendosje me 9 zyrtarë të akuzuar në nivel lokal“.

Këto të ashtuajtura portale media, nuk shohin Buallin tek partitë pushtetore të kriminalizuara, por e bëjnë mizën buall për Vetëvendosjen! Madje edhe nëse nuk ka miza, këta i krijojnë ato, këtë punë e kanë, sepse janë ambient për krijimin, ushqimin dhe kultivimin e mizave.

Ju pëlqen!

Ata, për nga përmbajtja dhe misioni, janë krijues mizash.
Por ata kanë të drejtë edhe të projektojnë nga mizat buaj!

Vetëvendosje! duhet të shohë gjendjen qetë dhe me kujdesin maksimal. Nuk duhet të shqetësohet për „buajt“ e projektuar nga Insajderi dhe Expressi, por duhet të shohë se cilat janë „mizat“? Kush dhe pse i prodhoi? Prej nga vijnë? Kush janë? Nëse janë vërtetë miza të Vetëvendosjes? Apo nëse nuk janë fare miza?/Sami Kurteshi/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.