Kërcënime me prerje kokash kishte edhe më parë. Shqiptarët patritotë e atdhetarë u kërcënuan, u helmuan dhe, u vranë gjatë gjithë historisë, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Këtu ju sjellim kërcënimin e një biznesmeni serb nga Çikago i cili kshte ofruar mafias siçiliane 1 milionë euro për kapjen e autorit të ngritjes së dronit me banderolën e Shqipërisë natyrore në stadiumin Partizani në Serbi e në mes të Beogradit.

Policia serbe kishte të dyshuar Ballist (Ismail) Morinën, 32 –vjeçarin shqiptar nga Maqedonia.

Ju pëlqen!

Biznesmeni serb aso kohe ia bënte ofertën mafias siçiliane për shkak se Morina jeton në Itali. Ai sqaronte edhe kushtet e kësaj oferte. Mafia do t’i mirrte 1 milioën eurot vetëm nëse Ballist Morina kapej i gjallë dhe u dorëzohej njerëzve të tij në Çikago. Biznesmeni dëshiron të mbetet anonim. Në fakt, shfaqja e identitetit të tij do t’i hapte probleme me drejtësinë amerikane, pasi oferta e tij është kërcënim për jetën e 32 –vjeçarit Morina.
Ai e konsideronte provokim të tmerrshëm të atdheut të tij ngritjen e dronit në Beograd dhe në këtë mënyrë kërkonte të vendosë në vend nderin e humbur të serbëve në kryeqytetin e tyre.

Kërcënimet dhe dhuna verbale janë të ndaluara me ligj. Kjo është punë për policinë dhe prokurorinë, jo per lexuesin e as për individin si qytetar, shkruan MekuliPress.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!