Gërmimet arkeologjike dëshmojnë gjurmët e para të ndërtimeve në Kështjellën e Gjirokastrës që në shek. IV, por ajo mori trajta më të përcaktuara në fund të shek.VI.

Kështjella, që ishte edhe bërthama e vetë qytetit të Gjirokastrës, e përfundon etapën e parë të ndërtimit nga gjysma e dytë e shek. XIII, ndërsa etapa e dytë e rindërtimit dhe zgjerimit u takon viteve 1811-1812 kur e shtiu në dorë Ali pashë Tepelena.

Kështjella mori pamjen e sotme dhe një nga projektuesit dhe zbatuesit kryesorë ishte mjeshtri Petro Korçari.

Ka 3 hyrje kryesore dhe një të vogël. Mbrohet me 7 kulla që arrijnë deri në 30 m lartësi, në pjesën e sipërme me 1-2 kate dhe me salla të mëdha.

Është një nga kështjellat më madhështore e të ruajtura më mirë në Shqipëri.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress