Jeta është matematikë, por me dashurinë duhet të bëni disa lëshime, sepse në të kundërt nuk do e gjeni kurrë shpirtin binjak. Janë njerëzit ata që i komplikojnë marrëdhëniet dhe njerëzit e zgjuar veçanërisht, thuhet se e kanë edhe më të vështirë të bien në dashuri. Në momentin që do të ndaloni së analizuari çdo defekt apo papërsosmëri të partnerit në krahë, në momentin që do të mësoheni të jetoni me huqet e tij , atëherë do të jeni të lumtur. Nëse do i hyni me lap e letër të gjitha veseve të partnerit, gjithçka që do të fitoni do të jetë një debat, por do të humbisni një person. Psikologët dhe sociologët kanë dalë në përfundimin se njerëzit e zgjuar e kanë të vështirë të përfshihen në një lidhje sentimentale dhe më poshtë do të listojmë katër arsye! 
1. Ata analizojnë ndjeniat
Njerëzit e zgjuar janë të shkëlqyer në mbledhjen e informacionit dhe nxjerrjen e konkluzioneve dhe kjo është edhe një avantazh dhe disavantazh, sepse ata janë të prirur të largohen nga një lidhje sapo përballen me një problem. Keqkuptime? Më vjen keq, ne nuk jemi bërë për njëri-tjetrin. 
2. Ata kanë nevojë për kohë për t’u hapur tek një person tjetër
Njerëzit e zgjuar priren t’i fshehin emocionet dhe vështirë se mund të “deshifrohen” si njerëz. 
3. Nuk heqin dorë nga përvojat e mëparshme
Ky është një tjetër kurth ku bien njerëzit e zgjuar. Gjërat që kanë rrënuar marrëdhëniet e tyre të mëparshme mund të jenë shkaktarët e prishjes së lidhjes aktuale. Ata nuk dinë të heqin dorë lehtë dhe e kanë të vështirë të provojnë gjëra të reja. 
4. Të qenit i vetëm është një zgjedhje e vetëdijshme që njerëzit e zgjuar e preferojnë më së shumti
Ky është një fakt. Njerëzit e zgjuar duke dashur të kenë çdo gjë nën kontroll ndihen të pafuqishëm përpara ndjenies së dashurisë. Përballja me situatat e papritura i bën nervozë e përpara këtij realiteti ata zgjedhin të jenë të vetëm për të shmangur çdo të papritur.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!