Petro Marko, nje nga penat me brilante te letersise shqipe, antikonformist dhe ish luftetari i vjeter i luftes se Spanjes dhe levizjes per clirimin e Shqiperise, vepren e fundit la nje autointerviste. NJe ditar i jashtezakonshem, qe fatkeqesisht, u shua bashke me jeten e tij, ne tetorin e 1991. Vetem pas afro 10 vjetesh, kjo veper e titulluar “Petro Marko pla, interviston Petro Markon plak”, pa driten e botimit.

MekuliPress ju sjellë pjeset me pikante te ketij vetrrefimi, per raportet e shkrimtarit me diktaturen dhe diktatorin.

Pyetje:- Pse e nderpreve kete interviste me vetveten 14 vjet me pare dhe po vazhdon perseri tani, ne korrik 1991?

Ju pëlqen!

Pergjigje:- Ishte e pamundur te shkruaja, se, edhe ta mendoja , ishte me rrezik jete…

Me kujtohen vitet tridhjete: kisha vajtur ne Korce per te bere nje ankete per gazeten “Vatra”, ku punoja. Kisha njohur Viti Shahinin (Aferdita), nje shoqe shume e mire qe studionte ne France, ku pati njohur Halim Xhelon, i cili i jepte materiale per mua. (Ajo me vone u martua me mikun tim te dashur Zef Mala, njeri shume i kulturuar, themelues i grupit komunist te Shkodres qe me 1937) Njoha dhe vellane e saj Ilo Shahinin, te cilit i mesova te kendonte “Internacionalen”. Plaku Vangjel, i ati i Vitit dhe i Ilos, pyeti se c’ishte kjo kenge. Ia shpjeguam dhe ai menjehere thirri: “Aman, mos e mesoni, se kur te shkoni ne Tirane, ne hotel, mund ta kendoni ne gjume e pastaj na merr lumi! Ja cfrike na kishte hyre ne palce.

Tani do te me kuptoni dhe do te me jepni te drejte pse une nuk i shkrova nderkohe kujtimet e mia qe nga ora kur zbrita ne Himare- tetor 1944- me rreth 200 vullnetare te ardhur nga burgjet dhe internimet: sepse mund te me behej perseri nje kontroll i befasishem dhe te m’i gjenin, sic ndodhi me mua me 1947 dhe me vone me djalin tim, qe u arrestua me 1975. Do te rrezikoja veten dhe gjithe familjen time. Dhe tani po rikthehem atje ku e lashe.

Nuk e pershkruaj dot castin kur vaporet iu afruan bregut te Spilese se Himares. Shikoja shume njerez qe na prisnin. Midis tyre nje turme skeletesh, te mbuluara koke e kembe me lecka, therrisnin italisht “portateci in Italia, vi preghiamo!” dhe u hodhen ne det, por nje krisme automatiku i trembi dhe une degjova nje ze qe bertiste: “Ose kthehuni, ose ju vrava.” Ishte zeri i Minella Kolekes. U trondita dhe dola i pari, i’u hodha ne qafe, e perqafova dhe i thashe: Pse nuk i le keta italiane te mjere, te kthehen ne Itali?

Gjer tani,- me tha ai,- ne kemi riatdhesuar me mijra e mijra ushtare italiane, te cilet I kane mbajtur familjet shqiptare per t’i shpetuar nga gjermanet. Vinte ketu gjenerali italianAzzo Azzi dhe i ngarkonte me vapore. Tani kemi marre urdher qe t’i grumbullojme dhe pastaj t’i dergojme ne, qeveria jone ne Itali.

Pyetje:- Kush ishte Minella Koleka?

Pergjigje: – Ishte nje nga shoket me te mire te asaj kohe. Patriot e revolucionar, shok i Halim Xhelos dhe i Omer Nishanit, kishte qene burgosur dhe kishim qene bashke ne burgun e Tranes. Pastaj e shpune ne burgun e Vlores dhe qe andej u arratis dhe kaloi ne ilegalitet. Me trimin Zaho Koka themeluan Ceten plake te Tiranes. Ai ishte me i rendesishem, prandaj, kur u clirua Jugu, ne Himare caktuan Minellen si kryetar te komitetit. Merre me mend se sa me mall flisnim me syte te njomur nga lotet: ai me tregonte per luften, per shket e vrare: une i tregoja per vuajtjet ne burgje dhe ne ishujt e Italise. Minella shtroi nje dreke te madhe per ekuipazhin e te dy vaporeve qe na sollen, dhe ngriten dolli per miqesine e popujve te koalicionit antifashist.

Per ne qe ktheheshim te gjalle ne Shqiperine qe po clirohej, po realizohej endrra e madhe

Pyetje:- Po me pas?

Pergjigje:- Qellimi yne ishte te arrinim ne Berat, ku ishte qeveria jone demokratike. Dhe u nisem te ngarkuar me arme e me arka. Arritem ne Dhermi, ku na priten me ngrohtesi te madhe. Nxitoja neper gure, mes ullinjve, ne te perpjeten drejt shtepise sime. Me kishte marre malli jo vetem per motren e vellezerit, per tere farefisin e bashkefshataret, por edhe per guret e per druret.

Pasi u takuam me lot e permallim te madh, qe u ktheva serish gjalle, shtepia filloi te mbushej me njerez. Erdhi i tere fshati. Plakat vajtonin tim ate, me puthnin e me numeronin vuajtjet e mia e te familjes sime. Kthimi im ishte nje gezim, po gezim i lare ne lot, pasi hengrem nje kafshate buke, fshtaret i moren te gjithe te ardhurit dhe i shperndane neper shtepite e tyre.

Kur mbeta vetem me Lilon (qe emrin e vertete e kishte Vasiliqi), nuk me la te flisja per vuajtjet e mia, se i dridhej buza, ngaqe me donte shume, por filloi te me tregonte se cfare kishte bere ajo per luften. Kishte pritur ne shtepine e madhe e te varfer plot partizane, te cilave u vinte kazanin me uje te ngrohte e sapun, qe te laheshin e te pastronin veshmbathjet nga morrat. Midis tyre kishte qene edhe Xhevo Shehu e shoqja e Heroit te Popullit Abaz Shehu. Me tregonte keto, per te me dhene nje kenaqesi, qe edhe ajo, me sa mundi, dicka beri per luften. Me tha se, kur ndihmonte partizanet, me kujtonte mua dhe e bente per mua, qe me shume me mendonte te vdekur se te gjalle. Nderkohe ishin rritur edhe femijet e Andonit, kurse vellai i vogel, Agjisilla, qe ishte martuar me nje nuse te bukur e te mire, kishte edhe ai femije me te vegjel. Ne krahun tjeter te shtepise, te xhaxhai im Andrea Marko, i vrare ne hasmeri, edhe i biri i tij, Jani Marko, megjithese kishte qene kryeplak i fshatit ne kohe te gjermaneve, i kishte ndihmuar shume partizanet. Ne maj te vitit 1944 dikush e vrau ne prite Janin, qe la gruan me nje vajze e 6 djem jetime. Kur u ndame, me kishte siguruar se do te ishte ne krah tim. Vrasja e tij mbeti nje mister qe nuk u sqarua kurre. Te 7 femijet e tij mbeten ne skamje dhe i ndoqi tere jeten si hije vdekja e babait. Mbeten te persekutuar.

U nisem per ne Berat. Ecnim te ngarkuar dhe te lumtur, se ishim ne token tone. Naten arritem ne Dukat. Kerkova Koco Kaporen, qe e kisha timin, dhe ai, si kryetar keshilli, i ndau shoket neper familje. Na kishin thene ne Himare qe te kishim kujdes ne Dukat, se aty ende kishte balliste. Ne shtepine e Koco Kopores erdhi dhe paria e Dukatit, disa prej te cileve i njihja. Folem shume dhe ata mallkonin kohen kur u arrestova une, se nuk do te ishin genjyer nga disa prijes balliste, qe thonin se gjoja ne ishim me amerikanet. Erdhi edhe trimi Maliq Koshena dhe me tha: “S’ta jap doren, o Petro vellai, se e kam me ***… C’e do, ike ti dhe ne u gabuam, se na genjyen… Dukati nuk eshte tradhetuar. Po te tregoj nje episod: partizanet kishin ngelur ne qafe te Llogarase, se aty ishin gjermanet ne istikam. Une vajtja me ceten time dhe me thika u hodhem ne istikamet gjermane, i asgjesuam dhe u thame partizaneve: kaloni tani, se gjermanet i asgjesuam!” Maliq Koshena dhe patriotet e tjere nuk i dinin mire arsyet pse njerez si Skender Mucoja, si mik i Mithat Frasherit dhe mik i amerikaneve, ishin kunder Partise: keta e dinin qe Partine e krijuan jugosllavet me anen e Dushanit dhe te Miladin Popovicit. Keto i kuptuam me vone…

Nga Dukati u nisem per ne Vlore, ku une takova shoket e vjeter, qe u gezuan pa mase, kur me pane. Ne mburreshim se ne Vlore ishte shtypur trakti i pare kunder okupatorit, ne shtepine e Ibrahim Shytit, i cili u burgos me gjithe familjen (nje djale i tij u vra ne Prishtine). Familja e patriotit Ibrahim Shyti eshte familja e pare qe u persekutua dhe u shkaterrua nga ekupatori, sic e kam treguar edhe ne pjesen e pare.

Pytje: – Po kur arriti ne Berat?

Pergjigje: – Ne Berat, duke ecur te shumten e heres ne kembe, te ngarkuar, arritem nga fundi i tetorit. E para gje qe duhej te beja, ishte te paraqitesha ne shtab. Kur hyra ne zyre, pashe Koci Xoxen, me te cilin u perqafuam me lot ne sy, se, kur me moren te lidhur per ne Itali, Kocin e lashe ne burgun e Tiranes. Ai me mekonte me luge, se une isha me paratifo. Koci ishte veshur me kilota dhe me nje xhakovente alpine. Me tha: Ja, ky eshte shoku Enver Hoxha, sekretari i Partise dhe kryetari i qeverise demokratike. Enveri me dha doren me shume miresjellje dhe me tha:- Kocin e kemi kolonen e Partise. Ai eshte sekretari organizativ i Partise.

Kisha bere disa karakteristika te nje pjese prej atyre 200 vetave qe erdhen me ne nga Italia. Ato i mori Teodor Heba, qe ishte aty sekretar. Te gjithe i shperndane ne familje beratase; mua me caktuan ne shtepine e Sallabandes, afer shtepise se Margarita Tutulanit, ne Gorice. Kur u largova nga zyrat e qeverise, qe ishin ne sarajet e Vrionasve, Koci doli bashke me mua dhe rruges po bisedonim. Me tha: “S’kemi c’bejme, o Petro! Na jane futur kontrabande ne Parti ca vagabonde dhe te poshter.” E pyeta se si ishte e mundur dhe cilet ishin ata. “Ja, p.sh., ai qe pe ti, Enver Hoxha, nje njeri i dyshimte, me teper nga ana politike, qe nuk ka qene me pare komunist. Se si arriti te jete ne krye te ketyre puneve, nje zot e di!” Une i thashe se nuk e njihja, por kisha degjuar per te qe ne France, dhe se duhej pare ceshtja e ketyre lloj njerezve ne parti.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Shkova ke zyrat ku ishte Sejfulla Maleshova. U gezua shume kur me pa; ate ne Grenobel e kisha lene ne dhomen time, nje dhome qe ne dimer duhej te hapej dritarja per te hyre ajri dimeror, se ne ate qytet te ftohte alpin brenda bente me ftohte se perjashta. Sejfullai me mori per krahu dhe shetitem deri tek ura poshte qytetit. I fola shume i tronditur per ato qe me tregoi Koci per Enverin. Ai me pa ne sy dhe me tha: “Degjome mire! Ti ke milituar ne partine spanjolle, ne partine franceze, ne partine italiane… Kjo parti ketu nuk eshte si ato. Kjo eshte nje parti e krijuar nga dy serbe dhe eshte parti terroristesh. Ndaj me digjo mire: nuk duhet te hapesh gojen te pakten nje vit per ato qe sheh dhe degjon. Perndryshe do ta pesosh…”

Me 17 Nentor krisen batarete: Erdhi lajmi se Mehmet Shehu me Brigaden e Pare dhe disa te tjera kishin cliruar Tiranen. Gezim i papare. Entuziazem i papermbajtur. Tirana u clirua. Shqiperia u clirua.

Pyetje: – Po ti nuk merrje vesh gje per parapaskenat qe luheshin?

Pergjigje: – Mua me shpetoi Sejfullai, se Koci ende vazhdonte avazin kunder Enverit. Me thoshte se shume here e keshillonte Miladini qe te mos ngriheshin probleme te tilla, se ende nuk kishte ardhur koha e pershtatshme. U nisem per ne Tirane.

Pyetje: – Si u niset?

Pergjigje: – Grupe- grupe. Gjersa arritem ne Tirane dhe u vendosem ne Hotel “Dajti”.

Hanim e flinim ne Hotel “Dajti”. Une isha ne nje dhome me Petro Kiten. Kerkova Mehmetin dhe e gjeta ne shtab, po e rruante nje ushtar. U perqafuam te permalluar dhe me tha spanjisht: “La Republica a trionfalo. Viva la Republica Demokratica Albanes!” te nesermen, me 28 Nentor 1944, do te parakalonin fitimtaret. U ngrit nje tribune para hotel “Dajtit”. Ne tribune hipa edhe une, ne kendin e majte, nga do te vinin per te parakaluar fitimtaret. Me terhoqi vemendjen nje ze diku poshte tribunes. Hodha syte dhe c’te shihja?! Nje bashkefshatari im bente roje me arme ne dore, ne kendin e tribunes. Ishte veshur partizan dhe tunde pushken ne shenje fitoreje. Po kush ishte ky? Nje kryekusar. E lashe ne burgun e Tiranes ne marsin e vitit 1942, kur me nisen per ne Itali. Ne burg ishte shume i semure dhe u kujdesa per te sa munda aty, bashke me kolektivin e shokeve. U habita: “Paska qene partizan dhe i beka roje udheheqjes se qeverise nen tribune!”- Filloi parakalimi madheshtor, gjithe Tirana ishte shkulur per te pare se kush ishte Enver Hoxha, kryetari i Qeverise, se asnjehere nuk ja kishin degjuar emrin. Ne ate kohe si luftetar i degjuar per clirimin e atdheut njihej Mehmet Shehu. “Po nga doli ky Enver Hoxha, cili eshte?- pyesnin turmat e dehura nga gezimi qe me se fundi u cliruan nga okupatoret dhe tradhetaret. Ishte nje parakalim qe te ngulitet ne kujtese sa te jete jeta: parakalonin vajzat dhe djemte partizane me flamurin tone ne krye, te grrisur, te zbathur, te parruar, por me koken lart e armet ne sup. Fitorja u shkelqente ne balle. Njerezit brohoritnin nga gezimi dhe nuk mbanin dot lotet nga mallengjimi…/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.