Kur shqiptarët shembin trashëgiminë e kulturën kombëtare

Kur zyrtarët okupues serbë të Prishtinës me 1957 urdhëruan shembjen e Kishës së Shna’ Ndout në qendër të kryeqytetit, punëtorë shqiptar nuk pranuan ta bënin këtë shëmti. Dolën punëtorët serbë dhe të etnive të tjera që e shemben kishën e Stakajve.
Në Shqipëri ndodhi e kundërta, shqiptarët i shembën të gjitha kishat katolike, ose i shndërruan në depo e shtëpi kooperativistësh për argëtim të vulgut. Nuk pati rezistencë ndaj këtij vandalizmi komunistësh pro serb.
Kur një oligark në Prishtinë kërkoi të shembej Teatri Kombëtar i Kososovës dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një ndërtesë shumëkatëshe, brenda të cilit do të ishte edhe Teatri Kombëtar, shqiptarët e Kosovës e refuzuan propozimin e oligarkut.

Në Shqipëri ndodhi e kundërta: klika qeverisëse e pranoi diktatin e oligarkëve, sot në mëngjes u shemb Teatrin Kombëtar para artistëve që përloteshin, të pafuqishëm t’u kundërviheshin policeve. Opinioni nga transmetimet televizive, shihte tmerr dhe nuk u besonte syve.
Tirana po shpërfytyrohet në mënyrë të frikshme.

Ju pëlqen!

Ç’ lloj shqiptarësh janë këta?

Shqiptarët e Kosovës nuk pranuan ta shembin kishen e Shna’Ndout, nuk e shemben as Teatrin Kombetar.

Pamje nga kisha e rrënuar me 1957.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!