Syhejl HAVOLLI

FLOKU YT DRIDHI RRUGËT

Kur shkove ti
floku yt dridhi rrugët
sytë m’i mbuloi pluhuri
i çuar peshë

Ju pëlqen!

Malli nuk më la ta
kapërcej Moravën
as të dal në majë të
Karadakut plak
se Prishtina nuk merrej
me vete

Tash po pres
të kthehesh te etja ime
me ujëvarën e zërit
tënd shkumëzuar
mbi gurin e heshtur
të shpirtit tim

Prishtina është e vogël
e shpirti im i madh
sa ta mbajë dashurinë
tënde brenda
këputur nga pemë e
pjekur si fik i skuqur
si një selvi brenda
dhomës së vetmisë

Unë sillem sikur
luledielli i lodhur
tërë ditën e lume pas
shpinës sate
kur ti lind e perëndon si
diell
në ditën time të zbehtë

Zgjatma rrezen e fundit
vetëm një herë
të vij me ty
edhe në anën tjetër
të zemrës. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!