Mimoza Shala
Kur nuk din pyet, lexo, mëso e mos rri i padishëm në atë që thirresh;
Lufta ndodhi në Gjakovë por asaj iu bashkuan edhe luftëtarë nga qytete tjera e fshatra, gjithashtu popullata e cila nuk kishte asgjë në duar e ndihmoj me mish e me shpirt, aq sa mundi.
7 Maj 1999
1. Ahmet Gjikolli – nga Peja ra dëshmor në Betejën e Çabratit
2. Tom Gjoka – nga Dashinoci ra dëshmor
3. Yllka Domi – vajzë që na u bashkua dhe ra në betejë
4. Arben Alijaj – nga Hereqi morri katër plagë dhuratë në kodrën e Çabratit.
5. Jeta Veliu – nga Prishtina iu bashku brigadës sonë dhe ishte pjesëmarrëse në këtë betejë.
6. Drita Sada – një Nënë gjakovare që ma shpëtoi jetën kur unë e plagosur mbeta vetëm.
I përmenda vetëm disa që nuk ishin nga Gjakova dhe një vajzë që nuk u kursye shkaku i gjinisë dhe një nënë, ata/ato të cilët nuk kursyen asgjë për liri.
I pari qytetar (urban).
I dyti katolik.
E treta vajzë
I katërti nga një fshat afër Gjakovës.
E pesta vajzë nga një qytet tjetër
E gjashta një grua që rrezikoj edhe jetën e saj për të shpëtuar një ushtarE.
Mos guxo diçka madhore me e lokalizu nëse mendjen e ke lokale, mos i ngatrro gjërat, rri në lokalitetin e kapacitetin tënd ose zgjero pak mendjen kur flet për luftën e UÇK-së.
Më tha një shokë imi: “Mimozë a nuk u mësove ma me diskriminimin që e bëjnë”
Jo! Nuk dua të mësohem me diçka të ligê e që duhet ç’mësuar.
Le të mësoj ai/ajo që nuk di por duhet mësuar e vërteta, e unë jam e interesune të mësoj dhe të pyes për ato që nuk i di, se për ato që i kam mësuar, parë e përjetuar, nuk ia lejoj askujt t’i tjetërsoj shkaku i injorancës apo qëllimeve të ulta.
Pra, UÇK-ja na ka bashku pa dallim race, feje, moshe, statusi apo gjinie.
Ne ishim dhe jemi një!
Të bashkuar fitojmë.
Për fund, ju lutem mos thuani të pavërteta për këtë ditë. Ne jemi gjallë, luftëtarët si dhe popullata civile e din të vërtetën.