Kur një burrë dashuron një grua
ai nuk mund të sjell në mendje
gjëra tjera,
po të mundte ai do ta ndryshonte botën
për t’i gjetur gjërat e mira
dhe për t’ia sjellur asaj.

Edhe nëse ajo nuk e trajton si duhet
ai nuk do t’i shohë të metat e saj
dhe do ta ruajë nga gabimet
e do t’i qëndrojë çdoherë pranë.

Kur një burrë dashuron një grua
do t’ia shtrojë asaj edhe darkën e fundit
dhe do të përpiqet
ta bëjë që ajo të ndihet sa më komode.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kur një burrë dashuron një grua
ai do ish i gatshëm të hiqte dorë
nga të gjitha salltanetet
dhe të flinte jashtë në shi,
nëse një gjë të tillë do ta kërkonte
ajo nga ai…

E pra, ky burrë të do ty grua, a s’e kupton?
Të dhashë gjithçka kam,
andaj vogëlushe, të lutem,
të përgjërohem,
mos më trajto keq,

sepse kur një burrë dashuron një grua
në skutat më të thella të shpirtit të tij
mund të depërtojë mjerimi e dëshpërimi,
nëse luan me mua
dhe për budalla me merr.

E megjithatë sytë e një të dashuruari
nuk mund të shohin asgjë nga këto…

Kur një burrë dashuron një grua
ai do ta ruaj gjithmonë atë nga gabimet
dhe po, ai nuk do të shikojë asnjëherë
rreth e rrotull për ndonjë vajzë tjetër.

E di saktësisht se si ndihet një burrë
kur një grua dashuron:
“Vogëlushe vogëlushe,
ti je gjithë bota ime”, mërmërit.

Ja pra, kështu ndihet një burrë
kur dashuron një grua… 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...