Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekja e Qerime Radishevës, e njohur si Shote Galica.

“Heroina e Popullit Shqiptar” kishte ndërruar jetë në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Gjatë të premtes, në Kosovë, nuk u raportua për ndonjë ngjarje përkujtimore, e interesim nuk kishte as për ndonjë libër, që rrëfen të bëmat e saj, shkruan Klan Kosova.

95 vjet pas rënies, trupi i Shotës vazhdon të prehet në Shqipëri.

Pos betejave, Shota mbahet mend edhe për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.