Jeta e fshehtë e atyre që jetonin në Bllok, e atyre që mundën të fshehnin në anën përtej të raftit të bibliotekës libra të ndaluar për t’i lexuar fshehurazi është ana tjetër e monedhës. Sot, më të lirë për të lexuar, një brez i etur për letërsinë, dikur shkëmbente edhe fshehurazi prindërve librin e radhës, atë që do të duhet ta lexonte brenda natës, sepse një tjetri i ishte premtuar.

Por sa e vështirë ishte asokohe të ishe një mendje e lirë, por edhe e besueshme për pushtetin, ndërsa miqve t’iu besoje veprën e ndaluar? Milena Selimi thotë për “A2Cnn”, se nuk kishte libra të ndaluar në bibliotekë por kishe miq që ia besonin asaj edhe “Të Huajin” e Kamy-së, që atë kohë padiskutim ishte shumë ekzistencialist e absurd për realitetin.

Ajo sot është zëri zyrtar i ambienteve të kulturës në Kryeministri. Pedagogia dhe studiuesja Persida Asllani rrëfen se ka shpërndarë libra të tillë, sigurisht në fshehtësi. Askush nuk duhet ta dinte që në shtëpinë e saj kishte libra të ndaluar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!