“Kur isha 20 vjeçe, acarohesha shpejt. Kur u bëra 30 vjeçe, nervozohesha shpejt. Kur mbusha 40 vjeçe, e pyesja veten: “Pse?” për çdo gjë dhe vuaja për këtë pjesë. Tani që jam 50 vjeçe, them: “Bëni çfarë tëdoni” dhe buzëqesh. Nuk është egoizëm, është mbijetesë. Duke bërë kështu, edhe inati largohet. Kupton se nuk ia vlen të mbash inat, pasi thjesht do ta bëjë më pesimiste jetën tënde. Dhe unë jam pro optimizmit”.

Populli ynë ka një shprehje që më pëlqen pamasë: “Çdo gjë duhet të ndodhë sipas moshës”. Kjo shprehje vlen për çdo aspekt të jetës. Me kalimin e viteve fillon vërtet të bëhesh më i pjekur, t’i mendosh gjërat mëthëllë dhe të mos e stresosh veten me budallalliqe. Nëse më parë je kapur me gjëra të kota që të kanëmërzitur, me moshën fillon të bëhesh më përzgjedhës. Jo t’i neglizhosh gjërat, thjesht të përzgjedhësh se çfarë dhe kujt duhet t’i japësh më shumë përparësi krahasuar me të tjerat.

Nëse ka diçka që duhet të kemi parasysh, është të mos vendosim asnjë person mbi veten tonë. Absolutisht asnjë. Nëse na cënojnë interesat tona, duhet ta mbrojmë veten dhe të luftojmë për çfarë duam më tepër se të tjerët. Nëse na lëndojnë, apo nuk na respektojnë për aq sa ne i respektojmë, duhet të largohemi prej tyre. Dhe këto mësohen pikërisht me kalimin e viteve. Nuk mund të kesh të njëjtën pjekuri si në moshën 20 vjeçare dhe në moshën 50 vjeçare.

Ju pëlqen!

Moshimi nënkupton vërtet më tepër përgjegjësi mbi shpatulla, por nënkupton edhe përzgjedhje e gjërave dhe personave më të rëndësishëm për veten tonë. Nënkupton t’i njohësh dobësitë e tua dhe të luftosh për t’i kaluar ato, por njësohësisht të mos e lëndosh dikë për dobësitë e veta. Nënkupton të shijosh kohën qëqëndron vetëm, më tepër se kohën pranë personave që të falin ndjesi negative. Nënkupton të luftosh mëtepër për veten se sa për të tjerët.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.