Kur Bethoveni prezantoi për herë të parë “Simfoninë Nr. 9”, “Himni i gëzimit”, ishte 7 maj 1824 dhe tashmë ai ishte i shurdhër. Kanë kaluar gati dy shekuj dhe “Odë gëzimit” të Bethovenit, mbetet një simbol i shpresës, paqes dhe bashkimit. Një celebrim muzikor mjeshtëror që të ngjall një vorbull të frikshme emocionesh pozitive. Jeta të duket gjithmonë e bukur, kur dëgjon këtë kompozim. Për krijuesin e tij, ishte më tepër një himn zemërimi dhe shëlbimi. Në një kohë kur tingujt për të thuasje nuk ekzistonin dhe ai ndihej i dërrmuar nga mallkimi më i keq për një muzikant, kompozimi i lartpërmendur ishte një himn për përpjekjen dhe mbijetesën artistike.

Gjeniu arriti të krijojë një vepër kolosale. Ditën e premierës, ai nuk ishte në dijeni të duartrokitjeve të ngrohta të publikut, se, sa entuziastë ishin dëgjuesit. Nuk dëgjonte asgjë. Duhej ta shikonte për të kuptuar, ndaj atë moment ndaloi për të falënderuar. Ishte ende në fund të strofës të dytë dhe një pjesë e mirë e simfonisë ende për t’u interpretuar.

“Odë gëzimit” është poezi e kompozuar nga Fridrih Shiler në 1785, me titull origjinal “An die Freude” (“Për gëzimin”, në gjermanisht) dhe nga e cila mori frymëzimin për veprën Bethoveni.

Ju pëlqen!

Ende adoleshent, Ludvig van Bethoven u tërhoq nga idealizmi i jashtëzkonshëm dhe iluminizmi. Ishte e zakonshme ta shihje atë në leksionet që mbnte Emanuel Kantit në Universitetin e Bonit. Pikërisht këtu ai zbuloi edhe poetikën e Fridrih Shilerit. Ishte pak më shumë se 15-vjeç, kur u magjeps nga “Odë gëzimit”, një poezi që përfaqësonte esencën e drejtësisë në Evropën e atyre viteve. Shiler theksonte vlerat që duhej të promovonte fryma e Iluminizmit, si liria, drejtësia dhe lumturia njerëzore. Mirëqenia dhe lumturia e qytetarit duhej të ishin objektivat kryesore të politikës, vetëm kështu do të ishte e mundur paqja dhe harmonia shoqërore. Ajo odë ishte, sipas autorit, një puthje për të gjithë. Bethoveni donte t’i jepte zë poemës, të krijonte muzikën që do t’i përcjellte në mënyrë universale ato qëllime fisnike.

“O miq, jo tinguj të tillë!

Le të këndojmë të tjerë

më të këndshëm, më të gëzuar.

Gëzim, shkëndijë e bukur hyjnore,

bijë e Elisiumit,

ne hyjmë të dehur e të drithëruar,

qiellorë, në tempullin tënd.

Hijeshia jote bashkon

atë që sjellja ndau,

çdo njeri përqafon

aty ku drithërohet lehtë krahu”

(Strofë rishkruar nga Bethoveni, për këngën e tij “Himn gëzimit”./Konica.al

Kur errësira ra mbi Evropën dhe Bethovenin, ëndrra e Iluminizmit dhe premtimi për lumturinë mbetën pak a shumë një mirazh. Disa dekada më vonë, Franca ra në mbretërimin e terrorit dhe më shumë se dhjetë mijë koka u çuan drejt gijotinës. Fridrih Shiler vdiq duke e konsideruar “Odë gëzimit” një dështim absolut, një enteleki (përmbushje) absurde për të cilën i vinte turp duke pasur parasysh rrethanat. Fantazia idealiste u përplas me realitetin e ashpër.

As arti, as ashkrimi dhe as poezia nuk mundën t’i transformonin mendjet e njerëzve, gjithmonë të etur për dhunë. Kohët revolucionare që po përjetonte Evropa ishin aq të errëta, saqë edhe muzika e Bethovenit reshti së qeni e fresët dhe e lehtë për të harmoniuaar akorde më kaotike. Nuk ishte më shumë se 30-vjeç kur shkroi të ashtuquajturën “Testamenti i Heiligenstadt”, në të cilin u shpjegonte vëllezërve të tij dëshpërimin e vet. Ai ishte i shurdhër, një muzikant i pikëlluar, deri në atë pikë sa shkoi nëpër mend edhe vetëvrasjen. Muzikën e tij, Bethoveni e konceptoi si revolucionare dhe unike. Përballë humbjes progresive dhe të pariparueshme të dëgjimit, ai iu drejtua me obsesion dhe ethe kompozicionit. Kështu, “Odë gëzimit” e Shilerit, jehoi përsëri në mendjen e tij. “Simfonia Nr. 9 është simfonia e fundit e plotë, e Beethovenit, shumë e ndryshme nga tetë pararendëset”.

“Himni i gëzimit” dhe dëshira për të ndriçuar njerëzimin (dhe veten)

“Simfonia Nr.9” ose “Odë gëzimit” ishte e fundit e karrierës së tij muzikore. Periudhën kur e shkroi, tashmë kishte humbur dëgjimin dhe vuante nga izolimi, sëmundja, trishtimi i dashurive të humbura, depresioni dhe mendimet për vetëvrasje.

Obsesioni për të kompozuar një pjesë muzikore të frymëzuar nga poezia e Shilerit, u shndërrua në forcë, gjë që i mundësoi të dilte edhe nga errësira. Ai shpresonte që “Odë gëzimit” do të ndriçonte njerëzimin dhe do të ringjallte vlerat e shpresës, lirisë dhe paqes midis popujve mbarë. Muzika e tij duhej të pulsonte derisa të arrinte në qiejt dhe në zemrat e të gjithë njerëzve. Po kështu, simfonia e tij shërbeu si një fener i brendshëm për autorin.

Thuhet se njëherë, i angazhuar në përkthimin e poezisë së Shilerit për muzikë, njëzet e shtatë vjet pas zbulimit të saj, ai e humbi ndjenjën e kohës. Filloi të ecte i përhumbur, gati i zhveshur dhe i kredhur në mendime. Autoritetet e arrestuan, duke e pandehur një endacak të çmendur. Kur u sqarua ngjarja, vetë shefi e çoi në shtëpi me një karrocë. Kur u kthye në shtëpi, mendja po i gëlonte nga idetë. Kishte një frymëzim kaq të ethshëm, elektrik dhe të jahtëzakonshëm, sa arriti ta përfundonte veprën. Nga ferri i brendshëm, arriti të ndriçojë botën me shpresë përmes veprës së tij tashmë të paharrueshme “Oda e gëzimit”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!