Kur qeni është i ftohur, simptomat janë pak a shumë ato që ndjejmë edhe në kkollë, kullim i hundës, teshtima dhe lotim sysh.

Zakonisht bëhet fjalë për një shqetësim që zgjat pak ditë, por për të ndihmuar mikun tonë me katër putra që të shërohet, mund të ndjekim disa këshilla të vogla.
Është e rëndësishme të tregoni kujdes për simptomat  që lidhen me frymëmarrjen, meqenëse nuhatja është një nga shqisat më të zhvilluara të qenit. E dimë shumë mirë që, për qenin nuhatja është një mënyrë për të kërkuar erën dhe informacionet. Aparati i frymëmarrjes, bashkë më atë të tretjes përbëjnë një mjet kalimi midis ambientit të jashtëm dhe organizmit. Gjithçka që arrin tek hunda kalon më pas në faring, pastaj në laring, trake, bronke, për të përfunduar udhëtimin e tij në mushkëri ku ndodh shkëmbimi i oksigjenit.

Simptomat e ftohjes tek qeni

Ju pëlqen!

•    Teshtitjet : mukoza e hundës së qenit është shumë e ndjeshme ndaj substancave të ndryshme që mund të thithen, si rrjedhojë teshtima është një nga simptomat e para që vihen re në rast ftohjeje.
•    Kullimi i hundës: ndërsa teshtima është mbrojtja e parë e rrugëve të frymëmarrjes ndaj çdo lloj substance, kullimi i hundës është një reagim më i ndërlikuar i organizmit. Kur qeni thith një substancë të dëmshme, sistemi i tij i mbrojtjes lokale vihet i tëri në funksionim, duke prodhuar fillimisht një lëng transparent, që rrjedh nga të dyja vrimat e hundës. Kjo është shenja më e thjeshtë e një sëmundjeje që po afron. Në qoftë se kullimi vazhdon edhe pas 2-3 ditësh, duke u transformuar në gëlbazë, duhet bërë një vizitë tek veterineri.
•    Kolla: është një refleks që vjen nga stimulimi i rrugëve të frymëmarrjes, për të nxjerrë jashtë me vrull ajrin, duke liruar në këtë mënyrë aparatin e mushkërive nga substancat apo lëndët e huaja.

Kurimi i ftohjes tek qeni

Para së gjithash, është e rëndësishme të kujdesemi për ushqimin, i cili duhet të jetë i pasur dhe i ekuilibruar. Qeni duhet mbajtur në të ngrohtë dhe duhet mbrojtur mirë nga i ftohti apo ndërrimi shumë i shpejtë i temperaturës dhe, në rast se e ka lëkurën të lagur, duhet t’i thahet pa humbur kohë. Të sigurohemi që shtëpiza e qenit të jetë e thatë dhe jo në korrentin e ajrit. Për të shpejtuar shërimin, mund t’i japim pak propolis pluhur të përzier me pak mjaltë. Kura duhet të zgjasë deri në shërimin e plotë të qenit.
Sidoqoftë, mirë do të ishte t’i drejtoheshim veterinerit, për t’u siguruar që nuk ka komplikacione të tjera, që kërkojnë terapi më të thella.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!