Kur Faiku ishte i kthjellët dhe jepte dorëheqjen

“Më Tiranë 11 mars 1924 STOP Kuvendit Themeltar Tiranë STOP Zoti Kryetar STOP Shumica e popullit shqiptar e ka shfaqur sheshit se dishron ndryshime sociale me themel STOP Po zgjedhjet e bëra nën friksimet qeveritare edhe nën hijen e vrasjeve nxuarnë në Kuvend një shumicë e cila mundohet të ruajë fabrikën sociale të vjetër që ka lënë popullin n’errësirë e në varfëri STOP Një Kuvend Themeltar i atillë nuk përfaqëson popullin po vetëm një klasë parazitësh STOP Prandaj kam nderin të Ju paraqes demicjen time si mis i Kuvendit STOP Mjerimet që gatuani kundër popullit qofshin mbi krye të shumicës së vetë-zgjedhur të këtij Kuvendi çkatërronjës STOP Faik Konitza”.

Nga: Bisedimet e Këshillit Kombtar, v. I, nr. 15, f. 318/Prof. Aurel Plasari/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...